Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka adresuar një varg kritikash ndaj ekekutivit të Komunës së Gjilanit.
Ekzekutivi i Gjilanit është zhytur kaos administrative, duke rrëshqitur nga baza ligjore dhe ligjet në fuqi, jo vetëem për mos-transparencë. Nga vlerësimet e Auditorit të pavarur Gjilani klasifikohet për menaxhim të keq të buxhetit dhe për pasojë, komuna është përjashtuar nga grantet qeveritare, të partnerëve dhe BE-së, grantret për bashkëpunim ndërkufitar ku Gjilani ka qenë gjithmonë komuna e parë përfituese.
Në kohën kur LDK me partnerët e udhëhoqëi me sukses Komunën, kemi arritur të sjellim investime të mëdha. Gjilani është komuna e parë që ka marrë investime nga BERZH, Banka Evropiane për Investime, Banka Botërore, Komisioni Europian, Qeveria amerikane, gjermane e zvicerane.
Sot Komuna ka partneritet vetëm me një shoqatë arabe, që po e ndihmon Komunën për të zgjidhur problem sociale, duke sjell pesë pula me një gjel dhe duke hapur puse të ujitjes nëpër ara të punueshme të Moravës.
Një Komunë e cila funksionon sipas logjikës së zgjidhjes së problemeve të punësimit me 5 pula me një gjel dhe me këtë formë të ujitjes së tokave afër lumit, tregon qartë që Gjilani ka rrështiqur në depresion të madh ekonomik.
Përkundër të gjithave, Kuvendi Komunal do të vazhdojë ta ushtrojë parimin e bashkëpunimit, tha kryetari z. Haziri.