Pas publikimit të rezultateve dhe përfundimi i konkursit të tretë, PDK në Gjilan, përmes një komunikate në ‘Facebook’, ka kërkuar që ky konkurs të anulohet shkruan Radio Star.
Më tutje në komunikat thuhet se janë konfirmuar shkeljet ligjore dhe si pasoj është shkelur Udhëzimi Administrativ (MPMS) NR 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.
REAGIM PUBLIK
Konfirmohen dallaveret edhe përmes shkeljeve ligjore. Pas sistemimit të dostave, e pas ndryshimit të listës në emër të korrigjimit, edhe kjo bën vaki!
PDK kërkon anulim të konkursit të shpalluar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të datës 26 dhjetor 2023. Si pasojë e shkeljes së Udhëzimit Administrativ (MPMS) NR 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, neni 11 pika 9, ku thuhet që komisioni përzgjedhës pas përfundimit të intervistës me procesverbal, përfundon brenda 3 DITËSH (3 ditë kalendarike e jo ditë pune) listën definitive.
Këto shkelje të qëllimshme procedurale nuk duhet heshtur, e mos të flasim më shumë për personat e pranuar kur tashmë dihet se kush janë. Zhgënjyese! E turpshme!