Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
Rama ka thënë se e mbështes vendimin e Qeverisë së Kosovë dhe sipas tij më mirë vonë se kurrë.
Ai ka thënë se inkurajon liderët e Kosovës që të punojnë me aleatët kryesor për të treguar që Republika e Kosovës është vërtetë një partner i rritur dhe i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik.
“Unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit, më mirë vonë se kurrë. E inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik”, ka shkruar Rama në “X”.
Qeveria e Kosovës sot i ka dhënë të drejtë Agjencionit Kadastral që ta zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.