Kuvendi komunal i Gjilanit, ka mbajtur seancën e radhës e cila ishte ndërprerë para disa ditësh shkruan Radio Star.
Në fillim të seancës pikë e rendit të ditës ishte pyetje dhe përgjigjje, ku asambleistët kanë të drejtë ti parashtrojnë pytjet e tyre drejt ekzekutivit komunal të Gjilanit.
Ishte asambleistia nga radhët e LDK-së, Teuta Suliqi, e cila parashtroi pytjen e saj, për drejtoreshën e Arsimit në Gjilan, Albana Demirit, se a është ni dijeni ajo dhe DKA, se çfarë dhurata kanë pranuar mësimdhënësit në Shkollën “Nazmi Hoxha”, për ditën e 7 Marsit.
Më tutje ajo ka thënë se mësimdhënësit kishin pranuar dhuratat si formë lule, por kur ato janë hapur brenda saj kishte pasur veshje të brendshme dhe një pije.
Pas kësaj pytje, drejtoresha e DKA-së, Albana Demiri, ka thënë se ajo dhe stafi saj nuk janë në dijeni për këtë që ka ndodhur për 7 mars./radiostar/