Është realizuar trajnimi teorik dhe praktik bazik për shuarjen zjarreve, i cili ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive për ndërhyrje në raste emergjente.
Drejtori për Mbrojtje e Shpëtim, Bejtullah Osmani, tha se trajnimi po realizohet me qëllim të parandalimit dhe ndërmarrjes së hapave fillestar për fikjen e zjarreve.
Në këtë trajnim ishte edhe nënkryetarja e Komunës Leonora Morina Bunjaku dhe përfaqësues të të gjitha institucioneve komunale e publike.
Derisa se si duhet intervenuar për fikjen e zjarrit me bombol me pluhur kanë ligjëruar Imri Azemi, përfaqësues nga Shoqata e Pensionistëve të TMK-së, FSK-së dhe simpatizantëve Elita.