Derbi më i madh i futbollit kosovar ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet këtë fundjavë.
Dy rivalët e përbetuar lokal do të përballen në kuadër të javës së 26-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
FC dritaklubi organizator i derbit ka njoftuar se numri i tifozëve pjesëmarrës për këtë takim do të jetë i limituar.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë që ndeshja e javës së 26-të e Albi Mall Superliga përball SC Gjilani do të zhvillohet vetëm me praninë e adhuruesve tanë(Vendas) të cilët do të mund të jenë të pranishëm në stadium!
Ky vendim vjen për shkak të kushteve infrastrukturore të cilat tashmë janë të ditura nga opinioni sportiv dhe për shkak të sigurisë, andaj kërkojmë mirëkuptim nga ekipi mysafir.
Për shkak të hapsirave të kufizuara që stadiumi ndihmës na ofron, numri i shikuesve do të jetë i limituar.