Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka folur për Asociacionin, duke thënë se nuk mund të bëhet duke renditur disa nga arsyet sipas Konjufcës.
Tutje ai ka folur edhe për situatën në veri të vendit, ai po ashtu ka thënë se flamuri i Kosovës në veri do të mbrohet me çdo kusht.
“Heqja e flamurit të Kosovës është e paligjshme, të gjithë ata të cilët do të bëhen kryetarë të komunave në veri e pranojnë shtetin e Kosovës dhe hyjnë në zgjedhje nuk munden të thonë ‘zgjedhjet po i pranojmë e simbolin e shtetit edhe atyre zgjedhjeve nuk po i pranojmë’, zgjidhja është pranimi i shtetit të Kosovës dhe flamuri i Kosovës do të mbrohet me çdo kusht”, ka thënë ai. /Gazeta10