Deputeti gjilanas nga radhët e LVV-së, Luan Aliu, sot ka zhvilluar një në një takim mesfushorin e Kosovës, Edon Zhegrova shkruan Radio Star.
Më tutje Aliu tregon se gjatë bisedës me yllin kosovar ai ka treguar përkushtimin dhe sfidat e tij për të arritur deri tek ky nivel dhe i njëjti po vazhdon t’i përfaqësoj ngjyrat e shtetit të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
⚽️Ishte kënaqësi të takoj dhe bashkëbisedoj me një sportist – futbollist, siç është Edon Zhegrova, i cili ka arritë dhe po vazhdon të ketë suksese të jashtëzakonshme, sidomos në arenën ndërkombëtare. Zhegrova tregoi për përkushtimin dhe sfidat e tij për të arritur deri tek ky nivel dhe i njëjti po vazhdon t’i përfaqësoj ngjyrat e shtetit të Kosovës.
Talentët si Zhegrova, janë ambasadorët më të mirë që na sjellin krenari dhe mburrje për përfaqësimin e shtetit të Kosovës. ❤️