Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK nuk bën mocion por megjithatë ka gatishmërinë për zgjedhje.
Ani pse këtë mund ta bëjnë vetëm atëherë kur vendi të mbetet pa kryeministër.
“Siç ka deklaruar Kryetari i LDK-se mbrëmë, kryeministri Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin. LDK nuk bën mocion, por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeministër, dhe natyrisht për qeverisje”, ka thënë Haziri.
“LDK nuk ia mundëson e as mundëson dëshirën për viktimizim. Veç dorëheqja pas dorëzimit!”.