Kosova aplikoi për anëtësim në Bashkimin Evropian (BE) në fund të vitit 2022. Por, deri në anëtarësimin zyrtar ka ende shumë hapa që duhen kaluar.
Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë që tregon rrugën që duhet ta ndjek vendi për anëtarësim në BE.
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Kosova aplikoi për anëtësim në Bashkimin Evropian (BE) në fund të vitit 2022. Por, deri në anëtarësimin zyrtar ka ende shumë hapa që duhen kaluar.
Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë që tregon rrugën që duhet ta ndjek vendi për anëtarësim në BE.
Pas aplikimit të një vendi për anëtarësim në BE, Këshilli Evropian i kërkon Komisionit Evropian përpilimin e mendimit për statusin “vend kandidat”.
Pas kësaj, Komisioni Evropian miraton mendimin për statusin “vend kandidat”.
Më pas, Këshilli Evropian vendos për statusin “vend kandidat” dhe nisjen e negociatave.
Tutje, Këshilli Evropian miraton kornizën e negociatave për anëtarësim. Hapi tjetër është fillimi i harmonizimit të ligjeve kombëtare me ato të Bashkimit Evropian.
Pas këtij hapi, pason ai i hapjes së kapitullit të parë në negociatat për anëtarësim. Pason mbyllja e kapitullit të fundit në negociatat për anëtarësim. Më pas, Komisioni Evropian jep pëlqimin për mbylljen e negociatave dhe për anëtarësim.
Pas Komisionit Evropian, Parlamenti Evropian jep pëlqimin për mbylljen e negociatave.
Kur përfundojnë gjithë këto procedura, Bashkimi Evropian dhe vendi kandidat nënshkruajnë traktatin për anëtarësim. Ky traktat më pas ratifikohet nga BE’ja dhe vendi kandidat.
Këtu përfundojnë procedurat dhe vendi anëtarësohet zyrtarisht në BE.