Drita nuk dëshiron të ‘lëshojë pe’ as në edicionin e ri të Vala Superligës.
Ekipi gjilanas që tani ka filluar të mendojë për pëforcime, të cilat paraprakisht do të shërbenin edhe për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Kësisoj, drejtori sportiv i klubit, Fisnik Kërçeli ka thënë për Gazetasheshi.com se janë në bisedime me tre futbollistë.
“Edhe nesër e kam pushim e pastaj do të kthehem me punë. Jemi në bisedime me tre futbollistë, por që nuk mund të përmend emra tash për tash. Besoj se ditëve në vijim do të kryejmë punë”, është shprehur Kërçeli për Gazeta Sheshi.
Jozyrtarisht mësohet se Mevlan Zeka dhe Mentor Zhdrella janë dy prej emrave të cilët i dëshiron ekipi gjilanas.