Kryeministri Albin Kurti për Epopenë e Dukagjinit ka thënë se është dëshmi e vendosmërisë së popullit tonë për çlirim.
“Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës. 26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj”, ka shkruar Kurti, teksa shtoi se sot kujtohen dëshmorët e Epopesë së Dukagjinit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Sakrificën e tyre e nderojmë ëdo ditë me respektin më të lartë.
“Ideali i dëshmorëve, përparimi i vendit dhe liria e popullit po jetësohet dhe po jetohet për çdo ditë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës!”, ka shkruar kryeministri Kurti.