Vdes tifozi më i vjetër i qytetit të Gjilanit
Me pikëllim të madh morrëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshën 81 vjeçare të tifozit më të vjetër në qytet, Fazli Fazliut.
Të gjithë e njihnim për dashurinë e tij të madhe për futbollin dhe i tillë do të mbetet kujtimi për të.
Aga Fazli nuk mungonte në asnjë ndeshje që zhvillohej në Gjilan pa dallim se kush luante.
Fazliu pati fatin ta përjetoj suksesin e Dritës që u arrit në vikendin e kaluar ku kjo skuadër siguroi titullin e kampionit në Superligë.