Dera e shkollës Asllan Thaçi në Karaqevë të Kamenicës është e mbyllur. Ajo nuk është hapur të premten, pasi mësimi nuk është mbajtur, në kujtim të ish nxënësit Luan Bernjashi, i cili një ditë më parë vdiq pas dhunës që ushtroi mbi të të babai i tij.
Dhimbja për humbjen e nxënësit të saj është e rëndë për kujdestaren e klasës, Drita Ferraj.
Ajo në një bisedë për Frontal, thotë se babait i Luanit, Gani Bernjashi kohët e fundit nuk interesohej për të birin.
Në anën tjetër, Gjykata Themelore e Gjilanit ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për Gani Bërnjashin, që dyshohet për vrasjen e të birit.
Prokurori i lëndës, Shaban Spahiu ka shpjeguar për Frontal se si kishte ndodhur rrahja nga babait i 14 vjeçarit.
Ai thotë se e gjithë rrahja është bërë me vetëdije të plotë.
Në aktvendimin për masën e paraburgimit thuhet se i dyshuari Gani Bernjashi ka shfrytëzuar dy mjete për ta goditur të birin Luanin.
Fillimisht ai e kishte goditur 14 vjeçarin me një gyp uji dhe më pastaj me një shkop druri disa herë në pjesën e pasme të kokës.
Gani Bernjashi dyshohet për vrasje të rënd që sipas Kodit Penal denohet me më së paku 10 vite dhe më së shumti me burgim të përjetshëm./frontal/