Janë raportuar të zhdukur dy persona në Gjilan.
Njëri rast është raportuar në fshatin Bresalc, ku një person ka thënë se bashkëfshatari i tyre prej rreth 3 muajve s’është parë në fshat e as qytet.
Ndërkaq, në rastin e dytë, babai ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, mirëpo s’dihet më për vendndodhjen e saj, raporton teve1.info.
“Fsh. Bresalc, Gjilan 29.03.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëfshatari i tyre mashkull kosovar, prej rreth tre muajve nuk është parë në fshat dhe as qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
“Fsh. Vërbicë e Zhegocit, Gjilan 29.03.2024 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet tutje.