Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se vetëm gjatë janarit të këtij viti janë hapur 998 biznese të reja, ndërkaq janë shuar 133 sosh.
Ai ka thënë se vitin që lamë pas janë regjistruar 11 mijë e 409 biznese të reja.
“Në janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133 sosh. Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja. Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë. Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën”, ka shkruar Murati në Facebook.