Kompania ”Inter Plast Trocal”, po rrugëton me hapa të sigurt, drejt sukseseve si në tregun vendorë poashtu edhe ndërkombëtarë, me prodhimet e dyerve dhe dritarve për të gjithë konsumatorët e interesuar.
Kjo kompani çdo vit po sjell inovacione me teknologjinë më të re të prodhimeve të plastikës, investime të cilat do të jenë për prodhime cilësore me dizanjet më të reja në tregun europian.
Pronari Shaban Xhymshiti me djalin e tij Arian Xhymshiti, kanë bërë të ditur se çdo vit kompaninë e tyre e freskojnë me makinerit
të fundit të cilat prodhohen në tregjet evropiane e botërore.
“Ne për çdo vit diçka të re sjellim në kompaninë tonë, qëllimi ynë është të hecim sëbashku me tregun evropian dhe kërkesat e klientve tanë janë të mëdha dhe moderne, për ne klientët janë të pazavendësueshëm dhe për këtë jemi të lumtur, gjerë më tani dhe ja kemi dalë me shumë sukses me klientët tanë, të cilët kanë mbetur të kënaqur me kualitetin e prodhimit tonë”theksojnë pronarët Shaban e Arian Xhymshiti.
Kompania “Inter Plast Trocal”, tani e sa kohë ka pushtuar edhe tregun europian me cilësin e saj,
“Për të arritur sukses në tregun europian duhet të jesh kualitativ e cilësor, në të kundërtën nuk ke se çka kërkon jashtë shtetit të Kosovës, të gjithë besimin e kemi arritur vetëm me prodhim, kualitet e sinqeritet, ndërsa në të ardhmën e afërt do të pushtojmë edhe më shumë tregje europiane, pasi që kemi kërkesa të tilla” janë shorehur babë e birë Shaban e Arian Xhymshiti.
Kompania “Inter Plast Trocal”, është një kompani e suksesit me teknologjinë më moderne e cila përdoret në Europë, duke i pushtuar tregjet europiane me renome, kjo arrihet vetëm me punë, kualitet dhe sinqeritet e këtë e posedon “Inter Plast Trocal”.
Ndërsa konsumatorëve ju mbetet që hallet e tyre ti zgjedhin në “Inter Plast Trocal”, pasi që ofron kualitet, siguri, dizajn dhe sinqeritet./radio star/