ANAMORAVA ECONOMIC FORUM më 8 Tetor 2026 në Vali Ranch Resort & Congress Center ora 10:00.
Një platformë për investime, partneritete dhe zhvillim ekonomik
Koha për ta kthyer potencialin në mundësi konkrete.
Rajoni i Anamoravës po ofron mundësi të reja për zhvillim ekonomik, investime dhe bashkëpunim. Për t’i sjellë këto mundësi më afër biznesit dhe investitorëve, Anamorava Economic Forum po afron.
Forumi organizohet me mbështetjen e Caritas Zvicër dhe në bashkëorganizim me Universitetin “Kadri Zeka”, duke bashkuar në një platformë të vetme institucionet, akademinë, biznesin, investitorët dhe diasporën.
🎓 Universiteti “Kadri Zeka” do të sjellë ekspertizën akademike dhe profesionale përmes prezantimeve të profesorëve të universitetit mbi potencialin e rajonit të Anamoravës për investime, mundësitë zhvillimore dhe sektorët me potencial ekonomik.
🏛️ Drejtoritë për Zhvillim Ekonomik të komunave të Anamoravës do të prezantojnë mundësitë, projektet dhe potencialet konkrete që rajoni ofron për bizneset dhe investitorët.
PREZANTIME
Njohuri dhe informacione mbi potencialin ekonomik dhe investues të Anamoravës.
PANELE DISKUTIMI
Diskutime profesionale mbi zhvillimin ekonomik, investimet dhe mundësitë për bashkëpunim.
TAKIME B2B
Mundësi për takime të drejtpërdrejta ndërmjet bizneseve, investitorëve dhe partnerëve potencialë.
NETWORKING
Krijimi i kontakteve të reja dhe ndërtimi i partneriteteve afatgjata.
NJË FTESË E VEÇANTË PËR BIZNESET E DIASPORËS
Nëse jeni pjesë e diasporës dhe keni një biznes, kapital, përvojë apo rrjet ndërkombëtar, Anamorava Economic Forum është një mundësi për të parë nga afër potencialin që ofron rajoni.
Ejani të takoni bizneset lokale, përfaqësuesit institucionalë, akademinë dhe partnerët potencialë.
Zbuloni mundësitë. Krijoni kontakte. Eksploroni investimet. Ndërtoni partneritete.
📍 Anamorava Economic Forum – eventi po afron.
Bëhuni pjesë e një platforme që synon të lidhë potencialin ekonomik të Anamoravës me mundësitë, kapitalin dhe përvojën e biznesit vendor dhe të diasporës.
ANAMORAVA ECONOMIC FORUM
Connecting Potential. Creating Opportunities. Building Partnerships.
Si të aplikoni?
Procesi i aplikimit për Anamorava Economic Forum realizohet përmes platformës B2B të Odës Ekonomike të Kosovës.
Për të aplikuar, ju lutem ndiqni këta hapa:
1. Regjistrohuni në platformën B2B.
2. Kaloni te rubrika ‘Ngjarjet’.
3. Zgjidhni ‘Anamorava Economic Forum’ dhe dërgoni aplikimin tuaj.
Linku për regjistrim:










