Kryetari i PDK-së dega në Gjilan, Riad Rashiti, përmes një statusi në ‘Facebook’, rreth raportimeve të Institutit ‘Gap’, për shkallën e realizmit të investimeve kapitale në komuna shkruan Radio Star.
Më tutje Rashiti, ka thënë se Gjilani e ka marr teposhtëzen ekonomike dhe niveli i realizimit të investimeve kapitale ka rënë nga 97% në vitin 2022 në 70% në 2023.
Statusi i plotë:
Gjilani e ka marr teposhtëzen ekonomike, niveli i realizimit të investimeve kapitale ka rënë prej 97% në vitin 2022 në 70% në 2023.
Qeverisja e VV-së në Gjilan mund të mburret se ka kaluar vetëm komunën e Ranillugut e cila ka realizuar 69% të investimeve, sepse asnjë komunë tjetër nuk është ma poshtë se sa komuna jonë që ka ra përtoke.
Komunat e Kosovës të cilat po udhëhiqen nga PDK, i prijnë realizimit deri në 99% të investimeve kapitale.
Gjilani është në gjendje bllokade dhe alarmi, sepse të mos mundësh me i realizu projektet e planifikuara në 2023 dhe të mbesin 28 milion euro suficit, është dëmi më i jashtëzakonshëm që iu është bërë qytetarëve të komunës tonë, që nga paslufta e këndej.