Përshëndetje alpinista.
Klubi Alpin GJILANI ju njofton se me 27.Maj.2018, e Diel organizohet aktiviteti/ekspedita e radhës
Vraca e Madhe 2582 alt / Arxhena, Brod, bjeshkët në mes të Restelicës dhe të Radikës.
KAGJ ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, e cila organizohet nga KAGJ së bashku me Klubi Alpin Prishtina, kjo ekspeditë do të zhvillohet në masivin jugor të Sharrit.
Këtë herë do ta ngjesim Vracën e Madhe, majën në mes të prerisë alpine dhe kanjonit të dy Vracave, vendi prej nga fillon lumi i lashtë i Radikës.
Kjo ekspeditë do të përfshinë ecjen nga Hotel Arxhena, Brod, Dragash, duke vazhduar përkrahë Lumit/ Kanjonit të Brodit, Liqenit të Shutmanit, ku edhe rrjedh lumi i Brodit, vend i veçantë ky që do të na freskojë përgjatë gjithë ecjes sonë. Pushtimi i Vracës së Madhe do të bëhet nga drejtimi jug-perëndim. Në kthim, planifikohet të bëhet një pushim kafeje në Hotelin Arxhena.
Të interesuarit dhe dashamirët e bjeshkatarisë dhe atyre që dëshirojnë të njihen nga afër me bukuritë që ka vendi ynë, këtë mund t’a bëjnë përmes organizimeve të KAGJ-it, kështu që ejani të dielën dhe së bashku të bëjmë një vikend sa më të mire, dhe të paharrueshëm, maximum ADRENALINË 🙂 .
Takohemi te Parkingu përball ETC, ku nga aty do te nisemi për Brod, Dragash.
Takimi bëhët në ora 6:10
Nisja bëhët në ora 6:10
Arritja në Prishtinë mendohet të jetë kah ora ora: 7:00- kurse në Brod 9:30
Përfundimi i kësaj ekspedite do të jetë kah ora 16:00-16:30, Arxhena, Brod, Dragash.
PARTICIPIMI PËR PERSON : 10.Euro
Relacioni: Gjilan-Arxhena-Brod-Gjilan
(Luteni të merrni me vete monedha të imëta, EURO cent)
Tel nr: +383 (0) 45 13 33 66
Viber: +383 49 11 44 44
FB: Klubi Alpin Gjilani
email:klubialpingjilani@hotmail.com
Afati i fundit për rezervim : e Shtunë ora 14:00
LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKTË TE VENDI I NISJES NË ORËN E SHËNUAR, DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.
FLM PËR MIRËKUPTIM!
Pjesmarrësit duhet të jenë të përgaditur fizikishtë dhe psiqikishtë për këtë llojë sporti, për diten e diel parashihet të ketë rreze dielli, kështu që kremat për diell janë të domosdoshme, dhe mbrojtëset për shi, etj.
Temperatura: Mbi 24.Gradë Celsius të dielën.
Kërkesa: Përgaditje për ecje malore, kohë me diell etj!
Ushqim të zakonshëm për 1-ditë , 1-2 shujta ushqim, ujë, pem (banane, mollë etj).
Ushqimi sigurohet në baza vetanake.
E rëndësishme: Veshje standarde për ecje në bjeshkë, këpucë malore, ndrresa, përgaditjet për diell, shi, etj!.
KLUBI ALPIN GJILANI REZEVERON TË DREJTËN E FOTOGRAFIMIT TË ALPINISTËVE PËRMES FOTOGRAFËVE TË VET, GJATË ECJEVE QË ORGANIZOHEN NËPËR VENDE TË NDRYSHME TË KOSOVËS.
Kthimi në Gjilan do të bëhët rreth orës 17:30-18:00
“KAGJ” JU NJOHTON SE KJO EKSPEDITË NË BASHKËPUNIM ME GUIDAT E KAP-it DO TË UDHËHEQIN MARSHUTËN DREJT MAJËS VRACA. GUIDAT JANË TË PROFESIONALIZUARA NË UDHËHEQJEN E ORAGNIZIMEVE TË TILLA, KËSHTU QË JU DUHET TË JENI BINDËS NDAJ TYRE.
NUK LEJOHET TË ECET ME RITME TË SHPEJTUARA, PA LEJËN E ORGANIZATORËVE!!!
NUK LEJOHET TË ECET PARA GUIDAVE, (Njerzëve që do të udhëheqin marshutën)
Shënim:
PËRGJËGJËSIA FIZIKE DHE PSIKOLOGJIKE ËSHTË INDIVIDUALE, OJQ “Klubi Alpin GJLANI” NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT/ALPINISTIT.
KAGJ PO ASHTU NUK MERR PERGJEGJËSI NËSE JU NUK MUND TË ARRINI CAKUN ME BJESHKATARËT/ALPINISTËT TJERË!
Klubi Alpin GJILANI.