Ka përfunduar asfaltimi i rrugëve dhe kanalizimi fekal në lagjen Kodra e Thatë në vlerë 137,015.26 euro dhe gjatësi rreth 1 km.
Gjatë realizimit të punimeve ishte edhe kryetari i Komunës Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Mentor Mihovcin dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal Besnik Shala nga LVV-ja për të parë punimet.
Pos asfaltimit gjithashtu është punuar edhe rrjeti kryesor i ujëjellësit edhe lidhjet individuale për kanalizim dhe ujësjellës.