Ditën e sotme, atë të 9 prillit janë bërë 25 vjet nga Beteja e Koshares.
Kjo betejë konsiderohet si një ndër betejat më të përgjakshme dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Beteja e Koshares është zhvilluar më 9 prill 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta” në brigadën 138, në krye të së cilës ishte Agim Ramadani.
Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në Kosovë.
Kjo betejë kishte rëndësi të veçantë jo vetëm në marrjen dhe pastrimin e kufirit, por edhe të krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike.
Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet më të suksesshme të forcave të UÇK-së për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj.
Më pas, kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.