Njihet si fenomeni rikoshe e ndodh kur një predhë godet disa caqe me një të shkrepur. Këtë dukuri, e përjetuan edhe dy banorë të Gjilanit, por fatmirësisht, pa pësuar me jetë.
Atje një burrë, aksidentalisht e qëlloi veten e me pas plumbi e goditi edhe gruan e tij. Kjo e fundit u dërgua ne spital, e i pari që shpëtoi lehtë, u mor nga policia.
30 vjeçarja me inicialet G.A. tani gjendet në Klinikën Torakale në QKUK pasi tretmani në spitalin e Gjilanit ishte i pamjaftueshëm.
Se plumbi do t’i hiqet nga trupi por në një khë të përshtatshme e thonë edhe në Klinikë.
Mjeku kujdestar Avdush Bajgora i tha Klan Kosovës se rasti është mjaft i komplikuar por që pacientja është jashtë rrezikut për jetë.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia në Gjilan.
Zëdhënësi i saj Ismet Hashani tha se dyshohet se plumbi fillimisht e ka goditur mbajtësin e revolës e më pas gruan e tij.
Kësisoj i dyshuari pasi ka pranuar tretmanin mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa arma i është konfiskuar.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.