Bejtullahu ishte tërhequr në short si gjyqtar i katërt i duelit Dukagjini – Llapi, por ka vendosur që të dorëhiqet nga kjo ndeshje.
Lajmin për RTV Dukagjini e ka konfimruar Gani Havolli, kryetar i Komisionit për Delegimin e Gjyqtarëve dhe Kontrolluesëve për Superligë dhe Ligën e Parë.
“Ka dhënë dorëheqje. Nuk ka dashur të jetë në atë ndeshje. Shorti i ka rënë disa herë tek ekipi i njëjtë dhe nuk ka dashur. Ne e kemi aprovuar dorëheqjen e tij dhe e kemi zëvëndësuar me një gjyqtar tjetër. Kaq, nuk ka asgjë tjetër”, ka deklaruar Havolli.
Bejtullahu i ka gjykuar disa herë Dukagjinit, dhe për këtë është kritikuar shumë nga njohësit e futbollit, sidomos të dielën që lamë pas, ku ai ishte temë diskutimi në emisionin më të shikuar sportiv në Kosovë, Duelin Sportiv.