Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e 21-vjeçares nga bashkëshorti i saj 36-vjeçar.
Kurti ka thënë se pa i pritur detajet e dënojnë krimin.
“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje, ai tha drejtësia të veprojë pa vonesa, duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë.
“Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje. Ngushëllime familjes, të afërmëve dhe miqve të saj”, ka shkruar ai.