Nënkryetari i LDK-së dhe njëherit kryetari i degës në Gjilan, Lutfi Haziri, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka treguar se sot kanë mbajtur një takim me lidershipin lokal shkruan Radio Star.
Më tutje ai ka thënë se po bëhet program i besueshëm për Gjilanin, Anamoravën dhe Kosovën.
Shkrimi i plotë:
LDK po punon bashkë në Anamoravë
Pas angazhimeve konkrete në degët respektive, ristrukturimin e strukturave politike, u bashkuam për herë të tretë me lidershipim lokal. Prof. Muhamet Hamiti, na nderoi me prezencën e tij në këtë takim.
Në fokus është qytetari i Anamoravës, kudo që jeton. Po konfirmohet besimi dhe shpresa për rikthimin e madh. Programi “Rruga e Re”, nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, po bëhet program i besueshëm për Gjilanin, Anamoravën dhe Kosovën. Besimi dhe shpresa për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, stabile politikisht dhe në partneritet të përhershëm me miqtë e saj, po rikthehen.
Për Republikën e Kosovës duhet ta kthejmë besimin në LDK!