Rreth 80 persona sot i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari Alban Hyseni, të cilët pritën të anëtarësuarit e rinj shkruan Radio Star.
Kryetari Hyseni, gjatë prezantimit të tyre ka thënë se antarësimet e reja janë profesionist nga fusha e lëmi të ndryshme
Komunikata e plotë:
Mbi 80 antarësime të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Gjilan
Antarët e rinjë, i ka pritur kryeministri i vendit njëherit kryetar i Lëvizjens VETËVENDOSJE! Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Gjilanit njëherit kryetar i qendrës së Lëvizjes në Gjilan Alban Hyseni.
Kryetari Hyseni, tha se antarësimet e reja janë profesionist nga fusha e lëmi të ndryshme, duke pasuruar kështu Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Gjilan dhe në gjithë vendin.
Kryeministri dhe kryetari Albin Kurti, theksoi faktin se VETËVENDOSJE! ka rreth 60 mijë antarë dhe numri i tyre po rritet çdo ditë.
Bashkimi në VETËVENDOSJE! është për të mirën e përgjithshme qytetare tha kryeministri Kurti.