Puhiza Sadiki u rendit e dyta në garën me piano në eventin “Victoria Music Center”, e cila ishte e organizuar në Barcelonë të Spanjës shkruan Radio Star.
“Victoria Music Center”, kishte pjesëmarrës nga shumë vende të ndryshme, Puhiza ka arritur të marrë vendin e dytë në garën e pianos.
Pianistja gjilanase edhe në të kaluarën ka rrëmbyer edhe çmime të tjera në vendet e ndryshme të botës, ku ishte pjesëmarrëse në garat e pianos.
Puhiza vazhdon të mësoj nën përkujdesjen e mësuesit tashmë të suksesshëm, Visar Osmani.
Puhiza Sadiki në garën Victoria Music Center Barcelona-Spanjë mori vendin e 🥈! Faleminderim i veçantë për prof.. Visar Osmani për punën e tij të mrekullueshme.