KRU “Hidromorava”, ka njoftuar se ka zbuluar disa kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit shkruan Radio Star.
Andaj KRU “Hidromorava”, thekson se do të merr masa ndaj të gjithe atyre që shkelin ligjin dhe bëjnë kyçje ilegale.
Njoftimi i plotë:
IDENTIFIKIMI I KYÇJEVE ILEGALE🚱 NDËSHKIM PËR TË GJITHË KONSUMATORËT TË PAPËRGJEGJSHËM.
Kyçja e paligjshme në sistemin e ujësjellësit, është një çështje serioze që ndikon negativisht në funksionimin e sistemit të ujit dhe dëmton përpjekjet tona për të siguruar qasje të drejtë për të gjithë.
Andaj ne, jemi më të angazhuar se kurrë, për të zbuluar dhe parandaluar kyçjet e paligjshme, dhe për të mbështetur legjislacionin për t’u siguruar që çdo konsumator të ketë një lidhje legale dhe të rregullt në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.