Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar për vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj sot në Pejë.
Kryekuvendari i cili po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili nisi fjalimin e tij me këtë rast që tronditi vendin.
Konjufca tha se sot u zgjuam më një lajm të trishtë pas disa ditëve ku ndodhi ngjarja e njëjtë në Ferizaj.
Ai tha se shumica e rasteve po ndodhin nga personat që kanë të kaluara kriminale dhe se sistemi i drejtësisë i ka liruar.
“Vërtet sot u zgjuam me një lajm të trishtueshëm. Vrasje edhe një grua tjetër në qytetin e Pejës pas asaj që ndodhi në qytetin e Ferizajt ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Ajo çka është urgjente është konsolidimi i mekanizmave të drejtësisë që raste të tjera mos të ndodhin. Shumica e rasteve që po ndodhin është nga personat që edhe më herët kanë pas raste e shkelje të rënda. E sistemi i drejtësisë po i liron ata. E kjo është parapërgatitje e rasteve të rënda”, ka thënë Konjufca.