Me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistit të LDK-së, Ramadan Ademi, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ademi.
E dashur familje Ademi,
Jam i tronditur me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Ramadan Ademi.
Danin e mposhti sëmundja në lule të rinisë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë si djalë shembullor, si aktivist të pandalshëm e si familjar të jashtëzakonshëm.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademi, shokëve, miqve dhe të gjithë aktivistëve të LDK-së. Lamtumirë, vëllaçko!