Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian.
Pas votimit të Asamblesë së Përgjithshmë të Këshillit të Evropës pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Osmani tha se kjo është dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.
Derisa falënderoi të gjithë ata që mbështetën qytetarët e Kosovës për të drejta të njeriut.
“Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian. Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë. Falenderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike! Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë”, tha Osmani./teve1.info./