Presidenti i klubit Florim Zuka foli per gjendjen e klubit,të kaluarën,të ardhmën,si dhe synimet e klubit të Gjilanit.
Ai tha se ishte një kampionat i gjatë me shumë batica dhe zbatica. “Ishte një kampionat i gjatë me shumë batica e zbatica të ndryshme, ndoshta kemi merituar ndonjë vend më të mirë, por gjithçka ka marrë fund dhe ne kemi vizionin tonë të klubit”, është shprehur Florim Zuka. Presidenti i klubit tha se deri në fund të javës në klubin e Gjilanit do të qartsohen shumë gjëra ku bisedimet me disa lojtarë aktual që mbajnë bërthamen e klubit do të qartësohen.
“Deri në fund të javës gjithçka do të qartësohet, do të bisedojmë me disa futbollist që mbajnë bërthamën e klubit dhe me ata futbollist që kemi nevojë për kontrata të reja ne do t’ju ofrojmë kushtet tona, asnjë lojtar nuk e kemi në plan që me çdo kusht ta mbajmë në klub, por një e di se Gjilani do të ketë një “fytyrë” tjetër në kampionatin e ardhshëm”.
Ai tregoj dhe synimet e klubit të tijë ku tha se do të jetë një Gjilan tjetër dhe synimi i klubit është kreu i tabelës. “Po ju them se do të jetë një Gjilan krejtësisht tjetër, synimi ynë është kreu i tabelës normalisht që do të synojmë titullin, se a mundemi ta realizojmë mbetet të shihet”.
Florim Zuka konfirmoi se Gjilani është në bisedime me disa trajnerë të njohur ku për pak ditë do të jetë publike. “Jemi në bisedim me disa trajnerë të njohur, jemi në kontakt të vazhdueshëm ndërsa gjithçka për pak ditë do të jetë publike” foli presidenti Zuka.