Për herë të dytë Komuna e Gjilanit ka vendosur të mbështes nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti.
Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se po vazhdon mbështetja për lehonat.
Sipas tij kjo po bëhet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 01 janar 2024 e tutje.
Lindja e parë – 100 euro, lindja e dytë – 200 euro, lindja e tretë – 300 euro, lindja e katërt – 400 euro dhe lindja e pestë – 500 euro.
“Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjithë vitit, deri në muajin dhjetor 2024”, tha kryetari Hyseni.
Doruntina Hasani, drejtoreshë për Shêndetêsi e Mirëqenie Sociale, thotë se ky vendim po bëhet me qëllim të mbështetjes së nënave lehona.
“Kemi vendosur tè subvencionojmë me nga 100 euro çdo lindje. Kjo është për fëmijët e lindur nga 1 janari i këtij viti deri me 31 dhjetor.”, tha Hasani.
Drejtoresha bënë thirrje publike për aplikim për mbështetje financiare për nënat lehona, banore të Komunēs së Gjilanit.