Gjatë këtij takimi, Znj. Krasniqi prezantoi në detaje informacionin rreth të drejtave të sinjalizuesve sipas Ligjit Nr. 06/L085 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”.
Diskutimi u përqendrua në interpretimin dhe aplikimin e këtyre të drejtave në kontekstin e veprimtarisë sonë, duke përfshirë procedurat dhe detyrimet e institucionit në përputhje me ligjin për të siguruar një ambient të punës të drejtë dhe të sigurtë për të gjithë punonjësit.