Pas komunikatës se Ballkanit, ka ardhur reagimi i Drejtorit të FC Dritës, Feti Murseli, i cili ka thënë zyrtari i klubit Idriz Hajrizi, i ka shkruar mesazh pas ndeshjës duke i thënë se nuk ishte ai që i ka sulmuar shkruan Radio Star.
Më tutje Murseli tregon se Hajrizi, nuk e ka mohuar sulmin ndaj lojtarëve dhe stafit të Dritës , por ai me këtë deklarat ka dashur të heqë përgjegjësin nga vetja.
Shkrimi i plotë i Feti Murselit(pa ndërhyrje):
Sqarim për opinon në lidhje me deklaraten e FC Ballkanit.
Sot kemi lexuar për një deklarat të Ballkanit duke mohuar që ka patur sulm fizik ndaj zyrtarëve të klubit tonë në ndeshjën e djeshme, ndërsa zyrtari i klubit Idriz Hajrizi më shkruan mesazh privat pas ndeshjes duke më thënë që nuk isha unë që ju kam sulmuar por më ke ngatrru me ndihmës trenerin(duke mos e mohuar sulmin, thjesht duke hequr përgjegjësin nga vetja e tij).
Kjo është një dëshmi se në cfar niveli të organizimit dhe funksionimit është ky klub.
Me vjen keq për nivelin në të cilin kam rënë ditën e djeshme mirëpo për të demaskuar dikë, duhet një gjë e tillë dhe për këtë e kam pasur detyrim.