Kryetari i Degës së LDK-së z. Lutfi Haziri ngushëllon familjet Qamili-Zeka pas ndarjes nga jeta të edukatores, Shqipe Zeka
Me rastin e ndarjes nga jeta të edukatores Shqipe Zeka, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjeve Qamili-Zeka, në të cilin thuhet:
Telegram ngushëllimi
Të nderuara familje Qamili e Zeka,
Jam i tronditur me lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mësimdhënëses, Shqipe Zeka.
Ajo më nuk do të jetë fizikisht në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë për kontritbutin e jashtëzakonshëm në arsim, duke qenë shembulli më i mirë i edukatores, familjes, Gjilanit e atdheut.
Ngushëllimet më të sinqerta për ju, miqtë, kolektivin e shkollës e nxënësit të cilëve do t’u mungojë shumë.
Pusho e qetë, mësuesja Shqipë!