Është arrestuar një burrë në Gjilan, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur ata.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 22.04.2024 – 12:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.