Me datë 24.04.2024 me kërkesën e stafit udhëheqës të AGPK-së, përmes sektorit të medias në OSBE, dhe në kordinim me Drejtorinë për Informim dhe Marrdhënie me Publikun të Policisë së Kosovës, në kampin e njësive speciale në Vrellë nga stafi mbikqyrës dhe instruktorët e Njësisë Speciale Operative të PK-së, ka filluar mbajtja e trajnimit për gazetarë në fushën e këshillave të sigurisë, gjatë kryerjes së detyrave të tyre dhe raportimit në tubime publike dhe incidente kritike.
Trajnimi i mbajtur është mirëpritur nga ana e pjesmarrësve të cilët kanë perfituar njohuri në aspektin e sigurisë, për çka dhe pjesmarrësit kanë dhënë informatë kthyese pozitive.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë gjithësej 17 (shtatëmbëdhjetë) pjesëmarrës, gazetarë të medias publike, elektronike dhe të shkruar, të cilët në fund janë certifikuar nga Divizioni i Trajnimeve të Policisë së Kosovës.