Gjilan – Duke ndodhur tani: Punëtoria një ditore me këshillin drejtues të dy shkollave ” Thimi Mitko ” dhe “Selami Hallaqi ” në Gjilan, për hartimin planit të veprimit në identifikimin dhe parandalimin e hershëm të dhunës ndaj nxënësve.
Qëllimi i punetorise është fuqizimi i këshillit drejtues të shkollave në hartimin e planit të punës karshi nevojave të shkollës në fuqizimin e mekanizmave dhe ndërmarrjes së veprimeve praktike në identifikimin dhe parandalimin e dhunës në shkollë me theks të vecant dhunën ndaj fëmijëve/nxënësve.
Kjo punëtori organizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, .