Pas raportimeve të ‘Radio Star’, DKA ka marrë vendim të anulojë tenderin për ti dërguar nxënësit në ekskursion në Shqipëri, pasi çmimi i përcaktuar ishte shumë i lartë për qëndrim dy ditorë.
Raportimet e Radios Star kanë theksuar shqetësimet e nxënësve lidhur me çmimin dhe procesin e tenderimit.
Disa nxënës këtë ankesë e kishin adresuar tek redaksia e ‘Radios Star’, pasi ata thanë se ky çmim është i pa përballueshëm prej 149 eurove për dy ditë.
Sot kishin reaguar Asambleisti, Imran Haziri nga LDK dhe partitë e tjera opozitare në Gjilan, ku kanë kërkuar të anulohet kjo dhe të shqyrtohen ofertat më të lira dhe mos të dëmtohen ekonomitë familjare.