Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë.
Nga të dhënat e raportit që janë nxjerrur, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri është më aktivi me deklaratat e bëra, i dyti renditet Armend Muja i VV-së, i treti Abelard Tahiri i PDK-së, në vendin e katërt renditet Arben Gashi i LDK-së, kurse pesëshen e mbyll Ferat Shala i PDK-së, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa në bazë të deklaratave të deputetëve, rezulton se 15 deputetë nuk kanë ngritur asnjë çështje nga totali i 2114 deklaratave gjatë vitit 2023, ku prej këtyre deputetëve 9 janë grupit parlamentar të Listës Serbe, një nga GP LV, një nga GP LDK, një nga GP MULTIETNIK, një deputet i subjektit politik GI za Slobodu, Pravdu i Opstanak (GI SPO), një deputet nga Partia Unike Gorane (JGP) dhe Një deputet nga subjekti politik Romani Iniciativa (RI).