Kryetari i kuvendit Komunal në Gjilan, Kushtrim Kadriu, ka takuar ish-presidentin kroat Stjepan Mesiç, në takimin e mbajtur PanShqiptar NdërBallkanik EuroAtlantik në Prishtinë shkruan Radio Star.
Kadriu ka falenderuar Mesiç për kontributin e tij të dhënë ndër vite për çështjen e Kosovës.
Postimi i plotë:
I nderuar dhe i privilegjuar të takoj përsëri ish- presidentin historik të Kroacisë z. Stjepan Mesiç në Takmin PanShqiptar NdërBallkanik EuroAtlantik në Prishtinë.
Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Gjilanit e falënderova Presidentin Mesiç për gjithë kontributin e e tij të dhënë ndër vite për çështjen e Kosovës. Gjithashtu me Presidentin Mesiç dhe miqtë e tij si atdhetari, biznismeni dhe aktivisti i njohur shqiptar me prejardhje nga Tetova z. Idriz Sulejmani, i cili vepron në Poreç, diskutuam për tema të ndryshme, ku njëra ndër to ishte edhe FTESA për një vizitë zyrtare të K.K. të Gjilanit në Poreç të Kroacisë.
Bashkëpunimi institucional me komunat brenda Kosovës dhe ato simotra në regjion dhe përtej tij janë të një rëndësie të veqantë në marrjen dhe dhënien e praktikave të reja në të mirën e qytetarëve.