Në Zhegër, të mërkurën fillon manifestimi “Ditët e Agimit 2024”, që mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni dhe nën organizim të Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit” që i kushtohet heroit Agim Ramadani.
Ditën e parë, më 1 Maj, prej orës 9:00 mbahet turniri në futboll të vogël “Edhe me sport e kutojmë Agimin”, kurse në orën 19:30 vijon me pjesën “Flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të betejës së Koshores”.
Më 2 Maj, në ora 15:00 është Ora e madhe letrare “Muza e Agimit”, me poezit për Heroin Agim Ramadani nga poetët e trojeve shqipëtare.
Më 3 Maj, nga ora 10:00 vendosen lule tek shtatorja e Agimit në Gjilan, 11:00 Dita e Shkollës dhe ditëlindja e Agim Ramadanit, për t`u përmbyullur në ora 16:00 me tubimin qendror “I këndojmë Agimit”.