Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishin ka njoftuar se është ftuar nga Prokuroria Speciale në intervistë.
Lajmin e ka bërë të ditur Durmishi, teksa ka njoftuar se ftesa i është bërë lidhur me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.
“Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.