Për vizitë në Gjilan ka qëndruar ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili është prit nga kryetari i komunës Alban Hyseni dhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku.
Kryetari Hyseni tha se me ambasadorin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.
“Po ashtu, njoftuam ambasadorin për shumë projekte e punë që janë duke u kryer, reformat në ndërmarrjet publike, ndryshimet në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor”, tha Alban Hyseni.