Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për dallim nga viti i kaluar që ishte në të 56-të, duke shënuar kështu rënie për 19 vende.
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas kësaj duke thënë se Qeveria e udhëhequr nga ai është e hapur dhe e gatshme për adresimin e shqetësimeve të medias.
“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të përdorur si armë. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar ai.