Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni ka bërë homazhe tek lapidari i dëshmorëve në fshatin Përlepnicë, në përvjetorin e rënies së dëshmorit Zija Shemsiu, që përkon edhe me 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve.
Statusi i plotë:
Sot, bashkë me vëllezërit, bashkëfshatarët dhe të tjerë pjesëmarrës nderuam atdhetarin e shquar Zija Shemsiu. Ai u arrestua me 09 tetor 1983 bashkë me Sami Kurteshin në afërsi të Beogradit me ç’rast u kapet një sasi e konsiderueshme armatimi. Pastaj bastiset shtëpia e familjes Shemsiu dhe arrestohen familjarë e shokë të tjerë, mes tyre dhe Taip Zeka, vëllau i dëshmorit Kadri Zeka.
I shquar si veprimtar politik i kohës, arrestimi dhe dënimi me burg të rëndë dëmtoi në masë të madhe edhe organizimin ushtarak të popullit shqiptar. Ai u vra në burgun e Beogradit me 5 maj 1985.
Në gjykatë, kur ishte pyetur për armatimin e zënë, kishte deklaruar:
“Më mirë të kam një armë e mirë se të bëhem kryetar shteti”.