Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies.
Përmes një postimi, e para e vendit thotë se Luani, sikurse edhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblemë të lirisë sonë.
Osmani tutje ka thënë se Luani luftoi për lirinë e Kosovës dhe ra hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
27 vjet më parë, në një përballje stoike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, Luan Haradinaj bie heroikisht, pak para se të vijë liria, të cilën luftëtari i UÇK-së me bashkëluftëtarë, e patën ideal dhe amanet nga brezat, ndaj dëshmuan përkushtim, sakrificë dhe guxim.
Luani, sikurse edhe familja Haradinaj dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblemë të lirisë sonë, ndaj do të jenë të nderuar përherë.
Hero Luani luftoi për lirinë e Kosovës dhe ra hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë përvjetor, përkulemi para veprës heroike të Luanit me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe nderojmë të gjithë dëshmorët tanë, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë!