Ndërrime të vendit të punës, avancime pa e respektuar udhëzimin administrativ dhe mos shpallje të konkurseve të brendshme. Kështu po vepron duke shkelur ligjin drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, shkruan Radio Star.
Për këtë gjë, ajo duhet të jap llogari, derisa për gjitha këto parregullësi si duket “i ka mbyllur sytë”, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.
Demiri, ishte e emëruar si e besuara e Hysenit për të bërë ndryshime në këtë dikaster, por ajo veçse e ka ‘ngulfatur’ DKA-në, thonë burime të sigurta për ‘Radio Star’.
Por, është për t’u habitur se si kryetari i Gjilanit po hesht karshi këtyre parregullësive që po ndodhin në drejtorin e Arsimit.
Po ashtu, ky burim ka treguar se Demiri nuk po i nënshkruan kontratat e drejtorëve të shkollave që kanë pasur performanca të mira dhe janë vlerësuar nga organet kredibile qeveritare.
Ndryshe, sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit, konkurs i brendshëm – nënkupton konkursin ku mund aplikojnë vetëm kandidatët që kanë marrëdhënie pune me institucionin publik, që nuk është shpallur konkursi sipas ligjit.
Ndërkaq për këto parregullësi brenda DKA-së, do të shpalosim listën me emra./radio star/